Albi Mecini, i dyshuari për rrëmbimin e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit, ka dalë këtë të premte para gjykatës së Sarandës. Nën masa të rrepta sigurie, ai u transportua nga Fieri në Sarandë për ngjarjen e disa muajve më parë, ku në rrethana misterioze u zhdukën Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.about:blank
Edhe në këtë proces gjyqësor Mecini nuk ka folur, ndërsa në vijim trupi gjykues vendosi vijimin e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”.
Kujtojmë që arrestimi i tij u bë pak ditë më parë në qytetin e Fierit, në aksin rrugor “Mbrostar-Fier” me 2 çanta brenda ku ndodheshin 2 pako me rreth 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, të montuara me celularë, për shpërthim në distancë gjatë një kontrolli rutinë nga policia.
Gjykata e Fierit dha një ditë më parë masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Albi Mecini dyshohet se do të kryente një tjetër vepër të rëndë. Bëhet fjalë për ekzekutimin e një emri të njohur të botës së krimit në Fier.