I futet në banesë për ta grabitur

Editor
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Kefaloni të Greqisë, ku një i moshuar ka mbetur i plagosur.a k

Sipas mediave greke, një 25-vjeçar shqiptar ka masakruar të moshuarin i cili ndohet në gjendje kritike në Spitalin e Janinës, duke e goditur 10 herë me thikë.

Sipas policisë, 25-vjeçari Klodian Saliaj, nga Armeni i Vlorës, shoqërohej nga një bashkatdhetar 18-vjeçar, Xheladin Bejaj. Dy shqiptarët fillimisht thyen xhamin e shtëpisë së të moshuarit në Agia Efimia, ndërkohë që 25-vjeçari hyri në shtëpi dhe 18-vjeçari ruante. ERT raporton se kur 73-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e tij, 25-vjeçari shqiptar e ka sulmuar me thikë, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Më pas dy grabitësit u larguan.

Viktima arriti të dilte në rrugë i gjakosur dhe të thërriste ndihmë, duke u shembur përtokë në shtëpinë më të afërt që gjeti. 73-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Argostolit ku iu nënshtrua një operacioni, por në fund u gjykua e nevojshme të transportohej me helikopter në Spitalin Universitar të Janinës

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *