JiL.al - Jeto i Lumtur

Kosovë! I mituri gjendet i pajetë. Dyshohet se është mbytur në lumë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në Raskovë të Obiliqit në Kosovë. Një fëmijë rreth moshës 5 vjeç dyshohet se ka rënë në lumë dhe më pas ka humbur jetën.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka deklaruar dyshimet se i mituri ka rënë në lum janë raportuar rreth orës 18:15, ndërsa rreth orës 20:30 ai është gjendur pa shenja jete.

“Rreth orës 18:15, është pranuar informata ndërlidhur me dyshimet për rënien në lum të një fëmije rreth pesë vjeç, në fshatin Raskovë të komunës së Obiliqit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka vijuar kërkimet dhe gjurmimet në terren. Rreth orës 20:30 është raportuar për gjetjen e trupit të fëmijës por fatkeqësisht pa shenja jete”, ka thënë Borovci. Ai tha gjithashtu se policia aktualishtpo heton mbi rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Scroll to Top