I mituri shqiptar plagos rëndë një 18-vjeçar, dalin detajet e para

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një shqiptar 17-vjeçar ka rënë në pranagt e policisë në Greqi, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një të ri.

Policia e Athinës ka vënë në pranga Arbër Muçajn, pasi ka plagosur me thikë të riun Jorgo Akrivio në afërsi të Akropolit. Autoritetet po kërkojnë edhe persona të tjerë të përfshirë në grabitje, ndërsa në pranga ka rënë edhe bashkëpuntori i tij Nikolas Kolias.

Muçaj së bashku me Kolias, tentuan të grabisin nën kërcënimin e thikave një grup të rinjsh që po rrinin në një stol pranë monumentit të lashtësisë helene, Akropolit.

Pasi i kanë grabitur telefonat dhe sendet me vlerë të rinjve dy autoret tentuan të largohen, por 18-vjeçari tentoi t’i ndalojë. Si rezultat i riu mori 4 gjuajtje me thikë në qafë dhe në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Autoret po merren në pyetje për të parë nëse janë përfshirë në akte të tjera të ngjashme, ndërsa do të dërgohen në gjykatë për masën e sigurisë.

Scroll to Top