I moshuari tenton të vrasë gruan me çekiç, më pas i vë zjarrin vetes

Editor
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një i moshur 85-vjeçar ka tentuar të vrasë gruan e tij me çekiç. Ngjarja ka ndodhur në Varedo, ku 79-vjeçarja u transportu në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Pas këtij veprimi, burri tentoi të vetvritje, duke i hedhur vetes benzinë ku më pas i ka vënë flakën vetes së tij. Mediat italiane bëjnë me dije se burri vuante nga problemet e depresionit.

 Ende nuk dihet motivi i sulmit. I transportuar me urgjencë, burri vdiq në spital në Milano, duke mos u mbijetuar plagëve të rënda që kishte marrë..

 Çifti ndodhej në shtëpinë e tyre në Via Celotti, në periferi veriore të qytetit Brianza, kur pak pas drekës, pensionisti kapi një çekiç dhe goditi gruan e tij në kokë. Ndoshta një sherr, ndoshta një reagim jo i qartë i shkaktuar nga depresioni i tij për një koment banal, e shtyu të sulmonte gruan dhe duke menduar se e kishte vrarë, më pas i vuri flakën vetes, raportojnë mediat italiane.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *