
Pirro Çako ishte në një intervistë në “Top Albania Radio” ku zbuloi arsyen se pse ai nuk merr më pjesë në koncerete.
Pirro Çako: Unë kam gati 8 vite që nuk shkoj më në koncerte sepse unë e kam mbyllur dhe mendoj që kjo është më e mira për mua, më pëlqen më shumë të shkruaj këngë për të tjerët sesa për veten time dhe të dal në skenë.
Pirro: Unë nuk i them punës jo, por unë kam dalë nga logjika e koncerteve. Personazhet e reja janë më shumë atraktivë, ata janë në tregun e kohës.
Sipas Pirros, këngët e vjetra nuk janë të mjaftueshme dhe do i duhej të shkruante këngë të reja për veten që t’i rikthehej skenës dhe kjo gjë është e pamundur të ndodhë.