JiL.al - Jeto i Lumtur

Arbana Osmani provon të rregullojë dhëmbët, reagimi i nënës së saj nuk duhet humbur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, është “kritikuar” shpesh nga ndjekësit e saj për dhëmbët.

Ajo deri tani ka zgjedhur që të mos bëjë ndryshime të dhëmbët, ashtu si shumica e personazheve të njohur të ekranit. Një gjë e tillë nuk u ka pëlqyer disa prej fansave të saj, të cilët herë pas here ia vënë në dukje kur hedh foto në rrjetet sociale.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, ku një fanse i ka thënë se dhëmbët e saj i prishin buzëqeshjen.

Arbana ka shkuar në klinikë dentare dhe ka provuar “composite bonding”, një lloj mbushje e dhëmbëve natyrale, për t’i bërë të duken më të rregullt, pa qenë e nevojshme të vendosësh faceta. Në fakt thjesht i ka provuar se si duken, dhe ndryshimin në dhëmbë mund t’a bëjë në një moment të dytë.

Moderatorja e njohur ka bërë një bisedë me të ëmën më pas ku ia ka treguar foto e buzëqeshur  dhe me humor i ka thënë se ka vendosur faceta. Mirëpo nënës “nuk ia hedh dot” dhe mami i prezantueses e ka kuptuar se janë dhëmbët e saj.

Scroll to Top