Një 28-vjeçar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet se ka dhunuar një italian për vdekje. Corriere shkruan se shqiptari akuzohet për vrasjen e 34-vjeçarit italian Giuseppe Tucci në Rinimi.
Shqiptari e ka sulmuar italianin në një klub nate, ku punonte si ‘bodyguard’. Ende nuk dihen arsyet se përse shqiptari sulmoi italianin, por bëhet me dije se e ka qëlluar 50 herë me grushte. Por sipas dëshmitarëve, disa vajza brenda klubit janë ankuar për sjellje ngacmuese të viktimës dhe njëra prej tyre ka qenë e dashura e shqiptarit.
Ditën e djeshme autoritetet kishin ndaluar 28-vjeçarin shqiptar me akuzën e plagosjes shumë të rëndë por tani pas vdekjes së italianit akuza do të kalojë në vrasje me dashje. Giuseppe Tucci ishte një zjarrfikës dhe punonte në sektorin zjarrfikësve të aeroportit të Rimini që nga viti 2019.