Qyteti i Lionit në Francë pret të përballet me temperatura rekord në ditët në vijim, dhe shumë qytetarë e gjejnë veten në kërkim të hijeve për t’u freskuar.
Për disa turistë nga Franca veriore, temperaturat e larta në këtë zonë, janë surprizë.
“Mbërritëm në stacionin e trenit këtë mëngjes rreth orës 11:00, dhe ka një diferencë prej 15 gradë Celsius,” – u shpreh një qytetar.
Për t’iu kundërvënë vapës, parqet e qytetit kanë aplikuar zgjatjen e orarit të hapjes, në mënyrë që banorët të mund të përfitojnë nga freskia e zonave të gjelbra.
Por kjo nuk është e vetmja masë e marrë nga qyteti për të ndihmuar banorët në përballjen e të nxehtit.about:blank
Për zyrtaren e qytetit të Lyon-it, Veronik Dubo Bertran, krijimi i hapësirave të tilla është thelbësore për banorët.
“Për të moshuarit, të cilët zakonisht mblidhen nëpër parqe për të luajtur me letra, kemi krijuar këto hapësira të freskëta, të cilat mund ti shfrytëzojnë për të vijuar aktivitetet e tyre sociale, të cilat janë tepër të rëndësishme,” – tha ajo.

I tillë është rasti për Mishel, e cila vendosi të shfrytëzojë dhomën e bashkisë për tu freskuar, pasi në apartamentin e saj është tepër vapë.
“Në shtëpi është shumë vape! Tre ditët e fundit nuk arritëm të ulinim temperaturën nën 30 gradë Celsius, dhe sot janë 31 gradë Celsius,” – tha ajo.about:blank
Por për shumë në qytete europiane tashmë nevojiten zgjidhje të përhershme për të përballuar temperaturat e larta. Një studim i fundit zbuloi se 62.000 njerëz humbën jetën në Europë për shkak të nxehtësisë gjatë vitit 2022, ndërkohë 2023 regjistroj rekord për nxehtësinë.