JiL.al - Jeto i Lumtur

I riu vjedh paratë dhe rreh të moshuarin, ja detajet e ngjarjes

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Gramshit, pasi i mori me dhunë një shumë parash një shtetasi të moshuar.

Ngjarja ndodhi pasditen e të hënës në fshatin Poroçan, ku një shtetas 82-vjeçar u grabit me dhunë nga adoleshenti.

Pas hetimeve të policisë u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit K. J., 19 vjeç, banues në fshatin Gjerë, Gramsh, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Sipas policisë 19-vjeçari goditi me grushte dhe sende të forta të moshuarin, shtetasin M. R., dhe i mori atij 55 000 lekë, të cilat policia i ka gjetur dhe i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Policia bën me dije se 82-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.about:blank

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top