I riu vrau nënën e tij, flasin fqinjët e familjes Muhollari në Përmet: Djali ishte me 10-ta në shkollë

Jil
Jil
2 Min Read

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tronditëse e ndodhur ditën e djeshme në Përmet, ku 24-vjeçari Albi Muhollari mbyti nënën e tij me qese plastmasi.

Një ditë pas ngjarjes, fqinjët janë prononcuar për mediat. Ata shfaqen të tronditur dhe në shok total për krimin e rëndë në familje, ndërsa shprehen se i riu nuk kishte shfaqur më herët shenja depresioni.

Një prej fqinjëve tha se Albi Muhollari e kreu të gjithë studimin e tij në Amerikë dhe se ishte ekselent. Së fundmi, 3-4 muaj më parë, edhe prindërit e tij kishin shkuar për të vizituar të birin në Amerikë.

Sidoqoftë, i ati i Albi Muhollarit, sipas fqinjëve kishte thënë se i biri do duhej të qëndronte në spital.

Kemi 30 vite që e njohim atë familje. 3 muaj kishin që kishin shkuar prindërit andej, ndërsa djali ishte me 10 bënte shkollën andej. Ne e morëm vesh në orën një të natës. Ne nuk dinim asgjë që ai vuante nga depresioni. Na thanë që duhet ta kishin mbajtur në spital. I ati kishte njoftuar policinë por se merrnin dot për shkak se duhej firma e doktorit.

E kishim komshinj. Jemi rritur me ta. Nuk e dini që kishte probleme me depresionin. Qe i sëmurë, por doktori s’i dha asgjë. Djalin nuk e kisha parë ndonjëherë se vinin e iknin shpesh në Amerikë.”- thanë fqinjët për mediat.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *