I vranë gruan në prani të tij dhe të fëmijëve, zbardhet

Editor
1 Min Read

Zbardhet dëshmia e Naim Murselit, ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit, të cilit u ekzekutua ditën e djeshme në Kosovë.

Viktima, Liridona Murseli ishte duke lëvizur me makinë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj. Në rrugën “Dalip Alshiqi” dyshohet se familja Murseli ra pre e një grabitje. Një person i armatosur iu ka ndaluar dhe iu ka kërkuar të gjitha sendet me vlerë që kishin me vete.

Më pas grabitësi ka qëlluar me armë në drejtim të familjes Murseli. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren duke e lënë të vdekur në vend.

Dy persona dyshohet se kanë qenë autorët e krimit të rëndë. Lidhur me ngjarjen tragjike është marrë në pyetje bashkëshorti i 33-vjeçares i cili ka deklaruar se grabitësi ishte me një makinë tip BMW me targa të huaja dhe vrasja ka ndodhur pasi ka marrë paratë dhe telefonat. Nga autoritetet policore ende nuk është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes tragjike që tronditi të gjithë opinion publik.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *