I vunë zjarrin malit në Berat, e pësojnë keq dy adoleshentë

Jil
Jil
1 Min Read

Është arrestuar 18-vjeçari me inicialet S.Ç., pasi është identifikuar si autor i vënies së zjarrit në malin Partizan në Berat. Gjithashtu bëhet me dije se është proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës edhe një 15-vjeçar.

Të dy këta shtetas kanë ndezur zjarr në malin Partizan, ku si pasojë është dëmtuar bimësia e malit, si dhe është shkaktuar ndotje e lartë e ajrit dhe mjedisit të pyllit përreth. Këta shtetas, pas ngjarjes, janë larguar me motomjet nga mali Partizan, për në dalje të qytetit.

NJOFTIMI:

Ndezën zjarr në malin Partizan dhe si pasojë, dëmtuan bimësinë dhe shkaktuan ndotje të mjedisit, falë reagimit të menjëhershëm dhe punës profesionale hetimore të shërbimeve të Policisë, identifikohen dhe shoqërohen në Polici autorët.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *