Një 29-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi akuzohet se kërcënoi xhaxhanë me armë pas një konflikt për pronat.
Policia thotë se Elvis Kosuri banues në fshatin Gimaj u kap në flagrancë pasi dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pushkë, xhaxhanë e tij, Z. Kosuri 64 vjeç, banues në fshatin Ndërlisaj, Shkodër.
Sekuestrohen arma me të cilën u krye kanosja, fishekë luftarak dhe një sasi lënde narkotike kanabis që u gjetën në banesën e të arrestuarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.