Identifikohet shoferi që ‘fluturoi’ me shpejtësi skëterrë

Jil
Jil
1 Min Read

Është identifikuar shoferi i cili me shpejtësi skëterre ka dalë nga rruga duke fluturuar barrierat duke përfunduar “Rruga e Kosovarëve” tek diga e Liqenit nëTiranë.


Nga pamjet e filmuara prej kamerave të sigurisë, shikohet mjeti luksoz që lëviz me shpejtësi skëterrë dhe ngjit digën e liqenit artificial, për t’u ndalur më pas në bordurën e betonit.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit, Eldi Allushi është larguar nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia dhe është shpallur në kërkim. Dyshohet se 26-vjeçari ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Ngjarja ka ndodhur në orën 05:15 minuta të mëngjesit, një orar ku ajo pjesë e liqenit është relativisht e frekuentuar nga qytetarë që ushtrojnë aktivitete sportive.

Por për fat të mirë, përplasja e makinës nuk ka shkaktuar ndonjë këmbësorë të lënduar.

Identifikohet shoferi që 'fluturoi' me shpejtësi
Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *