JiL.al - Jeto i Lumtur

‘Iku në Greqi për të ardhmen e fëmijëve’! Flet shoqja e Lubjana

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Vdekja tragjike e Lubjana Baçevanit ka tronditur, jo vetëm familjarët, të afërmit, por edhe të njohurit e tjerë e madje edhe opinionin publik.

Ana, siç e thërrisnin shkurt, humbi jetën në vendin e punës në Greqi. Ajo u aksidentua për vdekje nga makineria e mishit.

Historia tragjike e nënës së dy fëmijëve, është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’.

Shoqja e të ndjerës Lubjana Baçevani, rrëfehu se viktima kishte ikur në Greqi për një jetë më të mirë.

Ajo tha se ditën e ngjarjes kishin folur në telefon.

“Atë ditë që ndodhi ngjarja fola në telefon në mëngjes. Ikur për një jetë më të mirë në Greqi, pranë familjes së saj, për të pasur një jetë më të mirë.

Pati shumë ndryshime. Tha po punoj, jam me fëmijët e mi, ndihem e lumtur. Por lumturia e saj nuk zgjati shumë. Ajo jetonte me nënën.

Ata fëmijë nuk janë vetëm, pasi kanë nënën, me tezen dhe dajën. Ajo e dinte gjuhën, se ka pasur njerëzit atje. Ishte e përshtatur me gjuhën.

Djalin e kishte në shkollë, vajzën e merrte në punë me vete. Vajza e ndihmonte nënën. Nuk e di se çfarë raporti ka pasur me fëmijët babai i tyre.”, tha shoqja e viktimës.

Scroll to Top