‘Ilaç’ për depresionin! Ish-banori i BBV i bën vetes dhuratën luksoze (FOTO)

Jil
Jil
2 Min Read

Getinjo reperi i shumë hiteve dhe një nga artistët më të përfolur ditët e fundit, i ka bërë të gjithë të ndihen padyshim xheloz për dhuratën që i ka bërë vetes.

Të gjithëve na ka ndodhur të kemi kaluar një kohë të vështirë për shkak të situatave dhe rrethanave të ndryshme dhe për të ngushëlluar dhe sjell në qejf veten kemi qëndruar 1 ditë në shtëpi pa bërë asgjë, kemi kaluar kohë në një vend të bukur ose thjesht nuk jemi kursyer dhe i kemi dhuruar diçka vetes.

Por këto alternativa janë klishe për reperin nga Ferizaj, i cili është shprehur më herët se po kalon një fazë depresioni,  e për të ngushëlluar veten u ka treguar ndjekësve se ka blerë një makinë të re.

Në një postim në Instagram ai ka prezantuar makinën e tij më të re të tipit Mercedes, Brabus 500.

Një makinë luksoze vlera e të cilës kap shifrën e mbi 100 mijë eurove. “Mirë se erdhe llokum”, ka shkruar ai krahas postimit.

'Ilaç' për depresionin! Ish-banori i BBV i bën vetes

Kujtojmë se Getinjo disa ditë më parë rrëfeu përmes një statusi në rrjete sociale, ngarkesën që po përjeton së fundmi dhe nevojën për t’u shkëputur nga shumë gjëra.

Edhe Vivien po ashtu shprehu në Instastory nevojën e Getinjos për një pushim, duke kërkuar mirëkuptim nga ndjekësit. Kjo u mor si një krizë mes tyre por mesa duket nuk qenka kështu.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *