Ilir Kulla publikon hartën: E kam nga një informacion

Jil
Jil
2 Min Read

Nesër shënohet një muaj nga nisja e luftës Izrael-Hamas. Mirëpo, eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla, ka deklaruar këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë”, se ekziston një plan që të bëhet një kanal që lidh drejtpërdrejt me Gazën dhe për ta nxjerr jashtë loje Egjiptin dhe qeveritë e tjera arabe.about:blank

Sakaq, ai ka zbuluar se ka një burim shumë të rëndësishëm që shefi i Esbullahut i bën dalje Hamasit.

Sipas Kullës, në shkretëtirë duhet hapur një kanal dhe kjo e nxjerr jashtë loje kanalin e Suezit. Mjafton dhe vetëm kaq për të plasur një luftë botërore.

“Ka një plan të bëhet një kanal që lidh drejtpërdrejt me Gazën dhe për ta nxjerr jashtë loje Egjiptin dhe qeveritë e tjera arabe dhe për të bërë një kanal nga Gaza që kalon drejtpërdrejt në Eilat.

Unë e kam nga një informacion shumë i rëndësishëm dhe nuk mund të ta them nga, por duket  qartë që sot nga shefi i Esbullahut ju bë dalje Hamasit dhe ia la në derë arabëve. Gjë që unë ta kam thënë që në fillim, mos shikoni nga Irani, po shikoni këtej. Aty në shkretëtirë duhet hapur një kanal dhe kjo e nxjerr jashtë loje kanalin e Suezit. Mjafton dhe vetëm kaq për të plasur një luftë botërore.

Izraeli, Egjipti dhe Jordania e ndan gjirin, nga ana tjetër është Sharmen Shejku. Pra, përpjekja për ta nxjerr jashtë loje kanalin e Suezit mund t’i përfshijë të gjithë arabët në një luftë botërore”, u shpreh Kulla.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *