Indiferenca e Kiarës ndaj Luizit, Arbri ia thotë troç: Je shumë arrogante, nuk e justifikoj sjelljen tënde..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Çifti Luiz-Kiara kanë pasur disa debate gjatë gjithë javës. Indiferenca e Kiarës ndaj Luizit, i cili ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë javës nuk është pritur shumë mirë nga këngëtari. Ky i fundit i tha moderatores se në një lidhje ka dashuri, vëmendje dhe përkushtim dhe se ajo nuk i dha asnjërën prej tyre.

E kjo situatë është diskutuar gjatë edhe në spektaklin e sotëm jo vetëm nga banorët, por edhe nga opinionistët e programit. Arbri e quajti sjelljen e Kiarës arrogante dhe nuk arrin dot të gjejë arsye për ta justifikuar sjelljen e saj.

Kiara: Shumë situata këtu, kanë treguar se Olta bën disa veprime për të shfrytëzuar gjithçka për lojë. Nuk e mohoj faktin që Olta është e ndjeshme, por jo deri në pikën që ajo të duroj gjithçka ka bërë Luizi. Më vrau komenti i saj për shkak të ftohtësisë time në atë situatë. Nuk ka të drejtë Olta të ndërhyjë këtu. Luizi dhe Olta kishin bërë një bisedë me njëri-tjetrin që ata donin të më vinin mua në lojë.

Arbër: Kësaj rradhe nuk gjej arsye, për ta justifikuar sjelljen e Kiarës, se si mund të jetë aq indifernte ndaj të dashurit të saj. Ajo e ka obligim përkujdesjen. Nuk e justifikoj dot komentin “Hemo se nuk të dhemb aq shumë koka”. Nëse Olta po bën lojë, luaj dhe ti o Kiara. Kur personi yt i dashur të thotë që është sëmurë, nuk gjej argument të justifikoj veprimin tënd.

Kiara: Jemi shumë të ngarkuar, është dita e 80. Gjërat shihen ndryshe nga ekrani, ndryshe janë këtu.

Luiz: Arsyeja që nuk u afrua Kiara kam qenë unë. I thash unë mos më rri pranë se nuk doja zhurmë.

Kiara: Unë dashurinë time e tregoj në mënyra të tjera, nuk e tregoj duke i dhënë puthje apo duke i zier çaj.

Arbër: Ti ndonjëherë ke një sjellje arrogante.

Kiara: Të dy e kanë bërë këtë gjë, për të më vënë në lojë. Nuk ishte edhe aq e madhe.

Zhaklin: Unë këtë ngjarje e kam parë si luftë pushtetesh. Mërzinë e Kiarës e kuptoj dhe e justifikoj. Luizi i ka dhënë pushtet Kiarën dhe ajo njësoj si Deamishel po luan fort dhe e shikon veten në finale me Luizin. Kiara duhet ta pyeste Luizin nëse ai është mirë ose jo. Sa i përket Oltës, ajo ka patur nevojë edhe për dashuri dhe mbase e ka “përdorur” Luizin për më vonë.

Olta: Këtë bisedë e ka hapur Kiara dhe jo unë. Do të bëja të njëjtën sjellje për të gjithë, kushdo të ishte. Nëse do e përdorja Luizin për lojë, do të dija si ta luaja spektaklin tim. Lojën time do e bëja ndryshe, se unë jam energjike. Unë kam qëndruar shtrirë gjithë ditën sepse Luizi ishte sëmurë dhe nuk jam bërë pishman për këtë gjë. Unë atë ditë nxorra “flamurin e bardhë”, sepse në fund të ditës jemi njerëz. Unë e pyeta Luizin nëse e kisha lejen e tij për ta ngacmuar Kiarën dhe ai më tha ngacmojë sepse e meriton.

Dea: Unë isha pranë me Kiarën. Kiara i foli disa herë Luizit, por ky i fundit e injoroi. Kiara tha se ajo nuk di ta përkëdhelë me fjalë. Mua nuk më duket arrogancë

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top