Indonezi/ Shkon në 22 numri i viktimave nga shpërthimi i vullkanit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të vullkanit Marapi në Indonezinë perëndimore. Numri i raportuar i viktimave fillimisht ishte më i ulët, por ditën e sotme u gjetën edhe nëntë trupa të tjerë nga ekipet e shpëtimit.

Ndërkohë, është edhe një person që rezulton i humbur.

Kujtojmë se vullkani më aktiv i Sumatrës shpërtheu të dielën, duke e ngjitur hirin e tij 3000 metra në qiell, më lart se vetë vullkani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nëntë nga dhjetë personat e zhdukur janë gjetur të vdekur pasditen e sotme dhe trupat e tyre aktualisht janë duke u transportuar. Ne jemi ende në kërkim të një viktimë”, tha për AFP Abdul Malik, drejtor i shërbimeve të shpëtimit në qytetin Padang.

Për të disatën herë/ Luiz Ejllit tentojnë t’i mbyllin faqen e Instagramit: Prandaj nuk bëhet ky vend

Kjo do të jetë dita më romantike e Dhjetorit për të gjitha shenjat

“S’ka më kufi”/ Gazetari: Do të ketë vrasje të tjera mes Nikulajve dhe Lekstakajve

Ministri Balla takim me David Wisner: Vetëpastrimi i Policisë, sistematik

Qindra shpëtues indonezianë janë mobilizuar për kërkimin, i cili vazhdon në kushte të vështira për shkak të motit të keq dhe hirit që vazhdon të dalë nga vullkani.

Ahmad Rifadi, kreu i Observatorit Marapi, vëzhgoi pesë shpërthime midis mesnatës dhe 08:00 me orën lokale.

“Marapi është ende shumë aktiv. Ne nuk mund ta shohim lartësinë e kolonës (e hirit) sepse është e mbuluar nga retë”, shpjegoi ai.

Scroll to Top