Ish-banori i BBV shpërthen keq ndaj produksionit dhe zbardh skenarin: Nuk janë marrë asnjëherë masa ndaj Oltës, kur ajo është në nominim…

Jil
Jil
1 Min Read

Aktori i humorit Gent Hazizi, gjithashtu edhe ish-banor i “Big Brother Vip”, ka folur së fundmi rreth vendimeve të rrepta të “Vëllait të Madh” për ofendimet dhe kërcënimet nga banorët.

Genti u shpreh, se Olta Gixhari ka qenë ajo që “ka instaluar dhunën” në “Big Brother Vip”, por sipas tij nuk është dënuar asnjëherë, përkundrazi, është ‘shpërblyer’ me avantazhe në lojë. Kështu si një ish-banor, ai ka lënë dyshime se këto akuza i drejtohen  drejpërdrejt produksioni, pasi është ai që i merr vendimet për banorët.

“O ka bërë dhunë verbale Olta Gixhari, o nuk s’ka bërë njeri. Është ajo që e instaloi dhunën, që sa hyri. Nuk është marrë ndonjë masë ndaj saj. Çuditërisht ajo nuk është oenalizuar asnjëherë, madje përkundrazi i japin edhe zarft të kuq. Edhe kur ajo është në nominim, gjithmonë vendoset pyetja “kë doni të shpëtoni”, jo “të largoni”. Olta është ajo që është”- tha Genti, teksa ishte i ftuar në “Wake Up.”

Kujtojmë se aktori Gent Hazizi ishte ndër banorët e parë që u eliminua, pas një debati që pati me Olta Gixharin. Në nominim me këtë të fundit dhe Armaldo Kllogjerin, ishte Genti ai që la shtëpinë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *