Ish-burri e vrau me plumb në kokë, flet i dashuri i shqiptares

Jil
Jil
1 Min Read

Disa ditë më parë u regjistruar një ngjarje e rëndë që tronditi Italinë dhe vendin tonë pasi një 37-vjeçare shqiptare u vra nga bashkëshorti i saj. Dyshimet janë se Klodiana Vefa u vra me armë nga bashkëshorti i saj Alfred Vefa për shkak të xhelozisë.about:blank


37-vjeçarja dhe Alfred Vefa ishin ndarë tashmë prej kohësh dhe nga martesa e tyre kishin dy fëmijë, një djalë 17-vjeçar dhe një vajzë 14-vjeçare. Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen. I dashuri i Klodianës, i  ka folur për hetuesit në lidhje me krimin

52-vjeçari italian ishte shprehur se kishte debatuar me Alfred Vefën pasi Klodiana “e kishte telefonuar atë në celular pikërisht kur kishte qenë përballë tij”.

Policia ka arritur te partneri i ri falë një postimi që u shfaq në rrjetet sociale të gruas së vrarë, e cila mbrëmjen e së enjtes sapo kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në darkë me një mik në një restorant në Castelfiorentino.


Ka qenë italiani ai që u ka thënë hetuesve se: “Klodiana nuk kishte frikë nga i shoqi. Edhe kur i tha se kishte një armë, ajo më shpjegoi që të mos kisha frikë”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *