Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj, analizoi në Euronews Albania dinamikën e vrasjes në Vlorë, ku u ekzekutua me snajper në ballkonin e banesës shtetasi 23-vjeçar Gëzim Sinomati.about:blank
Hajdarmataj tha se vrasja është kryer nga një profesionistë dhe me pagesë, për shkak të precizinit të lartë të goditjes.
Ai shtoi se një nga pistat kryesore që duhet të hetojë policia duhet të jetë ajo e hakmarrjes, pasi viktima rezulton djali i Sokol Sinomatit, ish-anëtarit të bandës së Gaxhait në 1997.
Fikjen e dritave, eksperti e cilësoi si një përpjekje të autorëve për të shmangur identifikimin dhe kamerat e sigurisë së bizneseve.
“Kjo ngjarja është e mirëorganizuar dhe mirëplanifikuar sipas mendimit tim. Pë shkak dhe të kaluarës të familjes së të ndjerit e cila për mendimin tim është pista kryesore, ku po heton prokuroria. Gjithashtu është dhe pista tjetër e marrëdhënieve që mund të ketë i ndjeri në vendin e Bashkimit Evropian ku ushtronte aktivitetin e tij. Kjo është pista e dytë, pista e parë që duhet hetuar për vetë faktin se dhe xhaxhait të të ndjerit para ca kohësh i kanë vendosur tritol në banesë, më shumë të lë të kuptohet se kjo ka ndodhur për shkak të rrethanave të të kaluarës të babait të viktimës, i cili ka qenë pjesë e bandës së Gazhait në Vlorë. Kjo ngjarje ka një të kaluar kriminale dhe pista kryesore është hakmarrja.
Unë mendoj se autorët e kanë ndjekur prej kohësh. Fakti që kanë pritur të dalë në ballkon dhe ta ekzekutojnë kur pinte cigare, do të thotë se kanë ditur zakonin e tij të pirjes së duhanit. Kanë ditur kohën që i është dashur që të pijë një cigare. Dita e djeshme nuk ka qenë dita e parë e vëzhgimit. Por ka pasur vëzhgim të mëparshëm. Është goditur me një plumb në kokë dhe është goditje e një profesionisti dhe kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë. Mund të ketë qëlluar nga një automjet ose nga ndonjë pallat në ndërtim. Më pas te fikja e dritave që është dhe gjë e lehtë për t’u kuptuar se do kuptohet defekti ku ka ndodhur. Fikja e dritave është bërë për të mos u kapur nga kamerat, për të mos pasur mundësi identifikimi”, tha ai.