Në burg për shpërdorim detyre, Vangjush Dako ankimon vendimin

Jil
Jil
1 Min Read

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ankimon vendimin. Burime bëjnë me dije se Dako, i cili ndodhet pas hekurave për shpërdorim detyre, ka kërkuar masë më të butë sigurie.

Dako akuzohet se ka shkelur detyrën për një pallat 11 katësh, që ka ndërtuar shtesë pa leje si dhe për një tender për rërën në plazhin e Currilave, ndërsa ndaj tij zyrtarisht rëndojnë akuzat për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’.

Ish-kryebashkiaku kërkoi lirim përmes garancisë pasurore, por kjo gjë u refuzua nga GJKKO. SPAK në kuadër të hetimit të bërë mbi bazën e një kallëzimi të disa banorëve të një pallati të shembur nga tërmeti i 2019-ës, lëshoi pak ditë më parë 7 urdhër-arreste.

Ndërkohë, GJKKO zbuti masën e sigurisë për tre prej të dyshuarve, konkretisht vendosi masën “Detyrim paraqitjeje” për Diana Dedjan, “Arrest shtëpie” për Ardian Bulkun dhe “Arrest shtëpie” për Adnand Toçillën.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *