Ish-kryehetuesi Qemal Lame: ‘Ismail Kadare në listë’!

Editor
1 Min Read

Ish-kryehetuesi Qemal Lame thotë në emisionin “Kjo Javë” në News 24, se në listën për t’u arrestuar ka qenë edhe Ismail Kadare.

“Ismail Kadare ishte personi që do të arrestohej. Ai nuk u arrestua pikërisht për shkak të kontributit që kishte dhenë, por në çdo rast mund të deklrohej i pavlefshëm për interesa të pushtetit.

Të hidhte veprën e Ismailit në kosh do të thotë të hidhje poshtë veprën e Enver Hoxhës. Urdhri ka qenë konkret. Në dosjen hetimore janë dokumentet konkrete të Fiqiret Shehut, Bashkim Shehut dhe Skënder Shehut që akuzojnë Kadri Hazbiun dhe më vonë del përgjegjësia për Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut.

Janë dokumente konkrete që akuzohet konkretisht Ismail Kadare. Në librin “Kur hidheshin themelet” ka një faks-mile dhe një nga personat që akuzohej për zgjerim të veprimtarisë armiqësore ishte edhe Ismail Kadare. Hetuesit që kanë pasur këtë çështje, një nga hetuesit mund të pyetet akoma”, tha ai.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *