“Ish-partneri nuk kishte as makinë”, Livia Bunga : Nuk më ka shfrytëzuar, por…

Jil
Jil
1 Min Read

Në debatin e radhës në “E Diell”, Livia Bunga, ish-banore e Big Brother Vip Albania dhe po ashtu dikur pjesë e emisionit “Për’Puthen”, rrëfen momentet e vështira me ish-partnerin e saj.

“Unë, kur kam njohur personin më të rëndësishëm të jetës sime, ka pas bërë aksident, nuk ka pasur as makinë, është përdorur makina ime për shumë kohë, kështu që nuk i shoh fare ato punë. Nuk dua të bëj shenjtoren, por kjo është e vërteta,” shprehet ajo pas debatit mbi përfitimet që mund të ketë një vajzë në lidhje me një djalë me të ardhura të larta.

E cilësuar nga Xheneta si shfrytëzim nga ish-partneri, Livia e hedh poshtë duke i dalë në krahë lidhjes së saj.

“E shfrytëzuar më duket fjalë pak si shumë e rëndë, por jo, jo… ishte një bashkëpunim, kemi ndihmuar njëri-tjetrin”, tregon Livia.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania