JiL.al - Jeto i Lumtur

Ish-polici Jeton Lami thyen heshtjen në Gjykatë: Se dija që Ervis

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Jeton Lami, specialisi i skuadrës operacionale në Policinë e Shtetit që u dënua me 2 vjet e 10 muaj burgim për transportimin e të kërkuarit nga SPAK, Ervis Martinaj, ka thyer heshtjen 1 vjeçare duke folur para gjykatëses së Lezhës, Alda Sadiku.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se në fjalën e mbrojtjes, Jeton Lami, ka pretenduar se është i pafajshëm dhe se sipas tij nuk ka “Shpërdoruar detyrën” teksa shoqërohej me Ervis Martinaj. Jeton Lami, ka folur se gjatë kohës kur transportonte Martinaj, ai nuk ka pasur dijeni se biznesmeni i lojrave të fatit, ishte shpallur në kërkim me vendim gjykate.

“…në kuadër të ushtrimit të detyrës unë kisha dijeni zyrtare që ndaj shtetasit Ervis Martinaj është vendosur masa “arrest në burg”, në mungesë, në datën 17 Maj 2022. Në dosjen gjyqësore të prokurorisë, nuk ka asnjë provë shkresore apo me dëshmitarë që të provojë se Jeton Lami ka dij eni zyrtarisht dhe në formën e kërkuar nga ligji…

”-është shprehur Jeton Lami në mbrojtjen e tij.

Sipas specialistit të skuadrës operacionale të kërkimit “FAST”, detyra funksionale e tij, ka qenë ajo e ndalimit të personave të cilët kërkoheshin nga shtete të tjera për qëllime ekstradimi apo të dënimeve që ata kanë marrë në shtetet jashtë Shqipërisë.

Më tej në mbrojtjen e tij, Jeton Lami, ka pretenduar se gjatë kohës që ishte në detyrë, Policia nuk i kishte ngarkuar zyrtarisht detyra të posaçme operacionale për ndalimin e Ervis Martinaj.about:blank

“…unë kurrë nuk kam marë një detyrë nga shefat e mi për arrestimin e Ervis Martinaj dhe kurrë nuk i jam shmagur çdo detyre që më është ngarkuar gjatë kohës që isha pjesë e policisë…”-ka preteduar Jeton Lami.

Pavarësisht këtyre thyënieve dhe kërkesës për pafajësi, gjykata e Lezhës në muajin Maj 2023 vendosi të dënojë Jeton Lamin me 2 vjet e 10 muaj burgim.

Scroll to Top