JiL.al - Jeto i Lumtur

Ish prokurori Shkëlqim Hajdari: Më gëzojnë shumë propozimet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 ma gazetaren Nisida Tufa, ish prokurori Shkëlqim Hajdari ka komentuar rikthimin e Bashës.

Hajdari: Për mendimin tim , lëvizja e zotit Basha, mua nuk më intereson shumë individi, pra zoti Basha, mua më intereson nëse Basha do të rikthehet për të garuar brenda Partisë Demokratike si emër apo si program. Kam parë këto ditë kur kam qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që zoti Basha ka filluar shpalosjen e një projekti shumë të masdh i cili synon hapjen e listave, i cili synon hapjen e garës brenda partive politike. Që ngul këmbë për të votuar shqiptarët që janë jashtë vendit, që kërkon votimin elektronik, që kërkon ndryshime të cilat përmirësojnë mënyrën e qeverisjes për të bërë parlamentin ushtrues të kontrollit mbi qeverirë, etj. Dhe për mua kjo është gjëja që kam vite që e pres shumë qysh në… më ka ngel ora në prillin e 2008-ës ku ish-kryeministri i asaj kohe bashkë me kryetarin e opozitës kanë bërë disa ndryshime kushtetuese të frikshme, i kanë inicjuar këto dy ditë pasi ka ndodhur Gërdeci dhe kanë përmbysur të gjithë skenën demokratike që në njëfarë mënyre ruante dhe balancimin dhe ndarjen e pushteteve. Nga një ligj mazhoritar me elemente propocional, e kanë kthyer ligjin zgjedhor, pra pas 2008-ës, proporcional rajonal me lista të mbyllura. Presidenti nga 84 vota që zgjidhej që të ishte një mbajtës i sovranitetit, balancues i pushteteve jashtë palëve, që zgjidhej me 84 vota, pavarësisht se kishin deklaruar në 2007-ën kur ishte kr iza që do të zgjidhej zoti Topi, që do ta zgjidhte populli, jo vetëm që nuk e çuan nga populli, e ndryshuan dhe e çuan me zgjedhje me 71 vota. Po ashtu ndryshuan mocionet e besimit dhe mosbesimit, që i bie praktikisht si mazhoranca si opozita të mos kenë asnjë tagër të kontrollojnë apo të rrëzojnë një kryeministër me zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë mandatuan me mandat prokurorin e përgjithshëm, por ajo u zgjidh me reformën në drejtësi dhe të gjithë këto elementët që ndodhën në tërrësi e kanë çuar mbrapa, e kanë kthyer Shqipërinë në një vend ku ndarje dhe balancim të pushteteve nuk ka. Garë për prodhimin e deputetëve, ku pas zgjedhjes së deputetëve këto janë trupa që krijojnë shtetin, është klientelë, është pa garë. Shqiptarëve megjithëse u premtojnë herë pas here që do votoni, pra 1/3 e votuesve janë jashtë Republikës së Shqipërisë, nuk marrin masa serioze që të krijohet regjistri elektronik dhe të gjehet një mënyrë për të votuar. Të gjitha këto të marra së bashku, në gojën e një lideri politik që përfaqëson një forcë politike zotit Basha, mua më gëzojnë shumë që të jem i sinqertë.
Do të përshëndesja çdo politikan në Shqipëri që do të merrte përsipër të çonte përpara seriozisht një reformë për ringrintjen e demokracisë në Shqipëri. E ka marrë zoti BAsha, i uroj të ketë sukses, i uroj të jetë serioz dhe jam i bindur që janë pjekur të gjitha kushtet që edhe mazhoranca, edhe kryeministri Rama të kuptojnë dhe të bëjnë ato ndryshime që nëse do 

Scroll to Top