JiL.al - Jeto i Lumtur

Ishe shtatëzanë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Të dy u gëzuam pa masë kur më the se ishe shtatëzanë, që nga dita, që Zoti na bekoi me një fëmijë trupi jot filloi të ndryshojë. Faleminderit, ndërsa unë dilja me miqtë, ti rrije në shtëpi, nuk ndiheshe mirë dhe villje shpesh. Ndërsa unë ankohesha se isha i lodhur nga puna, ti nuk bëje zë e nuk ankoheshe nga shqetsimet që kishe nderkohë që femija ynë rritej brenda teje. Faleminderit.
Pashë te urreje ushqimin tëndë të preferuar , të ndryshoje dijeten dhe të shtoje në peshe. Humbe format e tua të bukura, për fëmijën tonë,humbe një pjesë të bukurosë kur barku ytë I sheshte filloi te rritej, rrobat nuk te bënien më dhe ti shqetsoheshe per strijat . Faleminderit.
Një ditë më thirre me gëzim, për të ndjerë fëmijën tonë, që lëvizte brenda barkut tënd, ishte e pabesueshme, një mrekulli. Pikërisht në atë çastë ju betova vetes se ti do të ishe përgjithmonë mbretëresha ime. Faleminderit!
Nuk e dija se sa e fortë ishe, derisa të pashë të duroje e përballoje dhimbjet ndërsa sillje në jetë fëmijën tonë. Ti sakrifikove gjithcka për të ndërtuar një familje. Do të të rrespektoj gjithmonë. Ti meriton më të mirën në jetë dhe unë do të përpiqem të ta jap.
Faleminderit!
Trupi yt është i përsosur strijat e tua janë kaq të bukura sepse simbolizojnë forcën dhe bukurinë e të qënit Nënë. Gjithçka që mund të them e dashur është Faleminderit!
Që Egzistonë…

Scroll to Top