ISIS konfirmon vdekjen e liderit të grupit militant: U ekzekutua gjatë

Jil
Jil
2 Min Read

Shteti Islamik më 3 gusht njoftoi se lideri i këtij grupi militant, Abu al-Hussein al-Husseini al-Qurashi, është vrarë gjatë përleshjeve në veriperëndim të Sirisë.

Lideri “u vra pas përleshjeve të drejtpërdrejta” me grupin xhihadist Hajat Tahrir al-Sham në provincën Idlib, tha zëdhënësi i IS-it përmes një mesazhi të incizuar, që u postua në Telegram. Megjithatë, zëdhënësi nuk specifikoi se kur u vra lideri i grupit militant.

IS-i po ashtu njoftoi se Abi Hafsan al-Hashimi al-Qurashi do të jetë lideri i ri i grupit. Ky është lideri i pestë që ky grup militant emëron. Pas një rritjeje të madhe në Irak dhe Siri më 2014, duke pushtuar territor të madh, IS-i shpalli “kalifat”, por ky kalifat kolapsi pas një vale ofensivash.

Grupi ekstremist u mposht në Irak më 2017 dhe dy vjet më pas në Siri, por celulat e heshtura të grupit ende vazhdojnë të kryejnë sulme në këto dy shtete. Nëntorin e vitit të kaluar, IS-i tha se lideri paraprak, Abu Hasan al-Hashimi al-Qurashim ishte vrarë.

Paraardhësi i tij, Abu Ibrahim al-Qurashi, u vra shkurtin e vitit të kaluar gjatë një operacioni të Shteteve të Bashkuara në provincën Idlib. “Kalifi” i parë i grupit, Abu Bakr al-Baghdadi, ishte vrarë po ashtu në Idlib në tetor të vitit 2019. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *