Itali/ Arrestohet një 26-vjeçar shqiptar për trafik droge, dënohet me 5 muaj burg

Jil
Jil
1 Min Read

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët e Cesena në Itali, nën akuzën e trafikut të drogës. I riu, i cili rezulton të jetë dënuar më parë nga Gjykata e Forlit për të njëjtën vepër penale, u kap natën e 16 majit teksa po lëvizte në zonë me një makinë të marrë me qira.

Gjatë kontrollit, karabinierët i gjetën në posedim 22 gramë kokainë të ndarë në doza, si dhe një shumë prej 1320 eurosh, e dyshuar si e ardhur nga aktiviteti kriminal. Kontrolli më pas u shtri edhe në një hotel në Ravenna, ku shqiptari kishte qëndruar për disa ditë. Aty u gjetën edhe 5760 euro cash.

Sipas mediave italiane, droga dhe paratë janë sekuestruar dhe vënë në dispozicion të Zyrës së Prokurorit Publik të Forlit. I riu u dërgua në qelitë e paraburgimit në Cesena në pritje të gjykimit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania