JiL.al - Jeto i Lumtur

Iu gjet një armë zjarri në banesë, e pëson keq 56-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia e Belshit, pasi u kap me armë zjarri pistoletë.

Policia thotë se personi u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Lokaliteti”, ndërsa në cilësinë e provës materiale i është sekuestruar arma.

“Në vijim të punës së pandërprerë të Policisë, me fokus evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik dhe ato të Stacionit të Policisë Belsh kanë siguruar informacion se një shtetas mbante armë zjarri.

Ky informacion është ndjekur proaktivisht, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, dhe si rezultat i ndërhyrjes profesionale dhe të koordinuar me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, është finalizuar operacioni “Lokaliteti”.

Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Lokalitet, në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi B. Q., 56 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit””, thotë policia.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top