I’u gjetën 1400 bimë kanabis, bien në pranga 2 shqiptarë

Editor
1 Min Read

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Spanjës pas një operacioni kundër lëndëve narkotike. Dy prej të arrestuarve janë shqiptarë ndërsa tjetri një kolumbian. Të tre akuzohen për krime kundër shëndetit publik dhe mashtrim me energjinë elektrike.about:blank

Gjatë operacionit të zhvilluar në Deltebre, janë asgjësuar rreth 1400 bimë kanabis. Në të njëjtën kohë, banda e organizuar ka kryer shkelje në rrjetin elektrik me dëm deri në 80 mijë euro dhe 4 mijë euro në shërbimet e ujit të pijshëm e kanalizimeve.

Të arrestuarit janë liruar përkohësisht në pritje të gjykimit përkatës. Përveç këtyre tre personave, janë edhe dy anëtarë të kësaj bande të organizuar, të cilët aktualisht janë në kërkim.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *