Studimi i GPS, ja kush kryeson listën sa i përket cilësisë së rrugëve

Editor
2 Min Read

Rrugët e Shqipërisë rezultojnë që të jenë më të mirat në rajon sa i përket cilësisë së tyre. Në këtë konkluzion kanë dalë Specialistët e Pozicionimit Global (Global Positioning Specialists), me bazë në Mbretërinë e Bashkuar. Në studimin e tyre të titulluar “Vendet më të rrezikshme për të qenë shofer”, janë përfshirë cilësia e rrugëve, numri i vdekjeve në rrugë dhe statistikat e krimit të automjeteve motorike.

Studimi merr në analizë 60 shtete dhe vlerësimi i cilësisë së rrugëve varion nga 1, që nënkupton rrugë ekstremisht të pazhvilluara në 7 që konsiderohet rrugët më eficente dhe si rrjedhojë janë mes më të mirave në botë. Sa i përket Shqipërisë, nga studimit rezulton se vendi ynë renditet në vendin e 33 mes 60 vendeve të marra në analizë. Ky raport e ka vlerësuar cilësinë e rrugëve në Shqipëri me 3.9 pikë.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria lë pas Serbinë, cilësia e rrugëve të së cilës vlerësohet 2.9 duke u renditur në vendin e 44. Po ashtu, Shqipëria lë pas edhe Maqedoninë e Veriut, cilësia e rrugëve të së cilës vlerësohet me 3.4. Në studim nuk janë përfshirë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimore, raporton scan. Ndërkohë, në krahasim me vendet europiane, Shqipëria renditet shumë pranë Italisë dhe Greqisë, cilësia e rrugëve të së cilave është e njëjtë, me vlerësimin 4.3. Në vend të parë në këtë renditje të cilësisë së rrugëve janë Emiratet e Bashkuara Arabe me 6.6, Austria me 6.3 dhe Singapori me vlerësimin 6.1 për cilësinë e rrugëve.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *