Ja kush nga banoret ka fituar me shum ndjekës ne instagram

Editor
2 Min Read

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” nqë sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram?

Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili është rritur me një mijë ndjekës në Instagram duke shkuar nga 443 në 444 mijë. Duket se Juli është aleat në lojë me Ledjonën, e cila gjithashtu është rritur me një mijë ndjekës duke shkuar në 46.3 mijë.

Sara Gjordeni ka shkuar nga 70.8 mijë në 72.2 mijë, teksa partneri i saj Bardhi është rritur me plot 22 mijë, duke shkuar nga 278 në 300 mijë ndjekës.

Një tjetër çifti i “BBV3”, janë Ilnisa dhe Meritoni. Të dy kanë pasur rritje me ndjekësit e tyre ku përmendim Ilnisën me një rritje prej 4.7 mijë ndjekish dhe Meritoni me plot 10 mijë ndjekës më tepër.

Çifti i tretë i “BBV3”, Romeo dhe Heidi,  nuk kanë pasur që të dy rritje teksa kjo e fundit është rritur me 4 mijë ndjekës duke shkuar në 108 mijë, teksa partneri i saj ka mbetur njësoj me 322 mijë.

Dy shoqet e afërta, Roza Lati dhe Rike Roçi, kanë pasur një rritje, përkatësisht me 1 mijë dhe 3 mijë secila. Ndërkohë, një rritje të madhe prej 8 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 241 në 249 mijë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *