Ja mesazhi që zbulon kush do jenë 4 finalistët..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Sipas asaj, që ndjekësit shkruajnë, burimi është nga brenda ambienteve të “Top Media”, çfarë nxjerr në pah se finalja e këtij edicioni është e paracaktuar.
“Përshëndetje si jeni! Produksioni i ka zgjedhur 4 finalistët që tani por të gjithë të tjerët janë për garniturë që të mund të shtyhet çdo gjë dhe që të krijohen debatet e nevojshme për të rritur audiencën”. Ky është mesazhi që ka dalë nga brenda “Big Brother”.Në fakt, loja në fund do te jetë mes 4 personazhesh mes të cilëve dy do të mbeten dhe do të jenë Olta dhe Luizi.
“Nëse gjërat shkojnë ashtu si duhet të shkojnë dhe të mos ketë më probleme në vazhdim, në finale do të shihni Luizin, Oltën, Dea Mishel dhe Kiara. Maestro i ka shpëtuar disa herë eliminimit por sepse garnitura e futur me të rinjtë është për të shtyrë emisionin.
E në fakt ky është një mesazh, që si shumë të tjerë kanë bërë xhiron e rrjetit. Nga ana tjetër, nuk kanë qenë të shpeshta rastet edhe kur vetë banorët kanë lënë shpesh të kuptohet se dinë më shumë sesa duket rreth fatit të tyre brenda shtëpisë. I fundit ka qenë Luizit, që pas përfundimit të lojës, ku ndau me Oltën një bluzë, tregoi sesi të dy u detyruan të vazhdonin lojën.
Tani që loja ka përfunduar, Luizi e ka pranuar me gojën e tij që edhe sikur të donin nuk e hiqnin dot bluzën, pasi kishin marrë urdhër të prerë nga produksioni.
“Si unë si ti (Olta) nuk kishim b… me e heq bluzën, se na erdhi kush na erdhi dhe na dha urdhër të prerë që nuk hiqet bluza. Dhe po ta them në sy”, u shpreh Luizi. Nga ana tjetër, Olta vigjilente se Ejlli po zbulonte “prapaskenat” e produksionit të “BBV”, u mundua ta ndalonte duke ia bërë me shenjë, ndërsa ndër dhëmbë tha: Mos i thuaj këto gjëra.
Kujtojmë që edhe pak net më parë, tre vajzat që kanë trazuar jo pak rrjetin me atë çfarë kanë diskutuar nën zë. Kiara i është drejtuar Oltës dhe Deas, duke i thënë se i mbaron kontrata javën tjetër. Luizi që e kap situatën e shikon Kiarën me inat si për ti thënë se po bën një gabim dhe po jep informacion sekret. Natyrisht që nuk dihet se për çfarë kontrate ka diskutuar Kiara, por në rrjet është interpretuar se në fakt është kontrata e firmosur para se të hyjnë në “Big Brother”.
Kaq ka mjaftuar që të gjithë kritikët e këtij formati, të konfirmojnë se në fakt personazhet bëhen pjesë e lojës me një kontratë që përcakton edhe sesa do të qëndrojnë brenda shtëpisë. Edhe takimi i Dea Mishel me gjyshen e saj la shumë vend për aludime. Një takim që kishte plot emocione dhe lot. Por, takimi i Deas me gjyshen e saj mori vëmendje dhe u bë viral, pasi gjyshja e moderatores duket se i ka dhënë asaj një letër “fshehurazi”.

Lexo të radhës

“Ju flini bashkë”/ Komenti i Oltës ndez debat në shtëpi mes saj dhe…

Fituan provën, ja sa ka shkuar në total çmimi i madh i banorëve…

“Luizi më puth që të japë përshtypjen tek ju”/ Dea nuk i kursehet…

Shpërthen Sabiani: Disa prej banorëve, për interesat e tyre kanë intimiduar Kejsin


Kur Dea përqafohet me të, ajo duket sikur i jep një dorë një letër të vogël, e cila më pas shihet më qartë ku banorja e “BBV” e lë në tavolinë kur shkon të takojë gjyshërit e tjerë që po prisnin në oborr. Kjo gjë duket sikur kaloi pa u vënë re nga moderatorja apo produksioni, por publikut nuk i ka shpëtuar. Në rrjetet sociale është shpërndarë videoja e fragmentit kur Dea duket se merr letrën dhe më pas e lë në tavolinë.
Gjyshja e Deas i dha asaj më pas edhe varësen e saj që kishte në qafë, që ta mbajë për ta kujtuar në shtëpi. Kjo ndodhi në fund të takimit, pasi ajo i kishte dhënë letrën. Një tjetër detaj, është se Dea kur doli jashtë, nuk kishte asgjë në dorë, ndërsa më pas u pa duke lënë “diçka” (letrën) në tavolinë. Gjithsesi, kjo gjë është mohuar totalisht në faqen e saj në “Instagram”.
Personat që menaxhojnë rrjetet sociale të Deas në një reagim bëjnë me dije se kjo është e pavërtetë dhe se gjyshja i ka dhënë thjesht një farcoletë. Nëse ka një gjë për të cilën është përfolur aktorja Olta Gixhari në shtëpinë e “Big Brother Vip”, përveç debateve, është pikërisht komunikimi me kode. Megjithëse një gjë e tillë është e ndaluar rreptësishtë nga produksioni, nuk kemi parë ende që kjo çështje të diskutohet nga ata, edhe pse videot e saj janë tashmë virale.
Një fragment i fundit, i cili po bëhet viral, përfshin Oltën dhe Dean. Aktorja e pyet Dean: “E kanë ndërruar atë ë?”, ndërsa Dea e paqartë për pyetjen e saj e pyet se “kë”. Këtu, Olta bën një shenjë te dora (në dukje shenjën e orës), ndërsa lëviz sytë drejt dorës së saj. Nuk është e qartë nëse Olta e ka fjalën për orën apo për diçka tjetër, por mund të thuhet se është mjaft e qartë se kjo nuk është hera e parë që shohim “kode” të tilla.
Produksioni i “Big Brother VIP Albania” është vënë shpeshherë në qendër të vëmendjes së publikut për disa ndodhi specifike. I tillë ka qenë edhe momenti i pak ditëve më parë, ku shumë ndjekës kamë kryqëzuar sërish moderatoren Arbana Osmani. Spektakli pati në qendër të kritikave të preferuarin e publikut, Luizin, gjë e cila ka sjellë reagime të shumta në rrjet.

Scroll to Top