Prime’ i ditës së nesërme premton spektakël. Ashtu sikurse u paralajmërua natën e parë, nesër shtëpisë do t’i shtohen 6 banorë të rinj, personazhe VIP nga fusha të ndryshme.
Aktualisht në BBV3 janë 18 banorë të cilët kanë ndezur debate ende pa u njohur me njëri-tjetrin. Rikja është përplasur me Julin dhe Gazin, Roza Lati me Ledjonën, Egla me Ilnisën, por jo vetëm.
Jeta e personazheve VIP mbahet nën vëzhgim nga 100 kamera dhe shumë mikrofona që ndodhen të të gjitha ambientet.
Big Brother Vip vjen nën moderimin e Ledion Liços, shoqëruar nga dy opinionistët zyrtarë Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj, netët e spektaklit premtojnë të jenë të gjata dhe plot surpriza.