Ja si nisin 2/3 e marrëdhënieve romantike, sipas studimit

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Shumica e marrëdhënieve romantike nuk fillojnë nga pasioni – ashtu si zakonisht perceptohet – por nga miqësia afatgjatë.

Megjithëse shumë e përhapur, miqësia që shndërrohet në marrëdhënie romantike është anashkaluar kryesisht nga shkenca, tha për CNN Danu Stinson, autorja kryesore e studimit dhe një profesoreshë e asociuar e psikologjisë në University of Victoria, Kanada.

Stinson ka studiuar fillimin e marrëdhënieve për 20 vjet dhe ajo vuri re gjatë viteve që shumë pjesëmarrës raportuan se po krijonin lidhje romantike me miqtë që i kishin prej një kohe të gjatë.

“Shumë pak studime po e shohin me të vërtetë fillimin e marrëdhënies pas një miqësie, pavarësisht vëzhgimit tonë që është forma më e zakonshme e fillimit të marrëdhënies deri tani,” tha Stinson.

Hulumtimi, botuar në revistën Psikologjia Sociale dhe Shkenca e Personalitetit, përfshin katër studime të ndryshme mbi fillimin e marrëdhënieve.

Analiza e të dhënave zbuloi se 66% e çifteve ishin miq, ku shumë prej tyre kishin pasur miqësi afatgjata për muaj a vite me radhë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *