A janë ftohur marrëdhëniet me Partinë e Lirisë? Ja si përgjigjet

Editor
2 Min Read

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur “përndjekje politike të Ramës”, kërkesën e Prokurorisë së Posaçme ndaj Kuvendit për arrestimin e tij dhe sekuestrimin nga SPAK të celularit të Monika Kryemadhit.about:blank

Berisha u shpreh se nuk është kërkuar heqja e imunitetit të tij si deputet, por thekson, se po kërkojnë të “përligjin aktit të tyre antikushtetues”.

Megjithatë deklaroi se do të zbatojë vendimin e Parlamentit në lidhje me kërkesën e SPAK.

“Nuk kanë kërkuar heqjen e imunitetit, por në mënyrën më të turpshme përligjen e aktit të tyre antikushtetues.

Morën një vendim në shkelje të Kushtetutës të cilin nuk e zbatova jo për shkaqe të mia personale, por për të mbrojtur pushtetin e Parlamentit dhe Kushtetutën. Ata u bënë pjesë e një puçi antikushtetues dhe në vend se të kërkonin nga Parlamenti me një sens vetëqortimi autorizimin për korrigjimin e gabimit që bënë, përkundrazi kërkojnë nga Parlamenti rëndimin e masës për shkak se unë mbrojta Kushtetutën, dallimi është i madh.

Kjo është përpjekja për të legalizuar “ndërtimin pa leje”. Nuk kanë bërë gjë tjetër veçse, dëshmuan se ata janë 1, është shprehja më tipike e partisë shtet, ku prokuroria, gjykatësi, parlamenti dhe kryeministri, janë të gjitha 1 në dorë të Kryeministrit.about:blank

Nuk mund t’i lija vetes shkeljen e Kushtetutës, tani përligjin aktin antikushtetutes që ndërmorën. Cilido të jetë vendimi i Parlamentit, jam dakord”, tha Berisha.

Sa i përket marrëdhënieve me Partinë e Lirisë, Berisha u shpreh se nuk janë ftohur por vazhdojnë të veprojnë në sintoni.about:blank

“Pra, lidhur me Partinë e Lirisë, të gjitha janë përndjekje politike e opozitës nga Edi Rama.

Sesi mund ti kontrollohet korrespondenca një deputeti pa leje nga parlamenti është shkelje Kushtetutës. Duhet t’i marrin leje parlamentit, sikundër nuk i morën heqjen e lejes së lirisë për të udhëtuar jashtë vendit në kundërshtim me Kushtetutën. Opozita do të qëndrojë, nuk ka ftohje, jemi në sintoni me të dhe partitë e tjera politike të opozitës”, deklaroi ai.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *