Ja,nesër, sa të gdhihet

Jil
Jil
1 Min Read

 

JA, NESËR, SA TË GDHIHET
Ja,nesër, sa të gdhihet, sapo të zbardhë fusha,
Do nisem, e dëgjon? E di që ti më pret,
Mes pyllit do t’i bie dhe malit me gëmusha,
Larg teje s’mund të rri se ndarja po më tret.Do t’eci si në mjegull, në shpirt i përqëndruar,
E zhurmë nuk do ndiej, s’do shoh asgjë që jashtë,
I vetëm, i kërrusur, me duart kryqëzuar,
Do ndiej veç dëshpërim e dita bëhet natë.

Ndaj mbrëmjes nuk do shoh prarim që gjurmë le,
Dhe vellon mbi Herflër nuk e vërej që larg.
E, kur të mbrrij atje, mbi varrin tënd do ve
Buqetë gjethegjelbër, me lule thurur varg.

– Poezi nga Viktor Hugo 

Jeto I Lumtur.

 

 

 

 

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *