Java nis me diell dhe temperatura të larta, por ditët e javës

Jil
Jil
1 Min Read

Për javën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit që ende vijon të  Anticiklonit Afrikan i cili sjellë me vehte jo vetëm masa ajrore të thata por edhe të nxehta me temperatura të cilat në vlerat e mesditës vijojnë të jenë relativisht të larta për periudhën që ndodhemi.

Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët e javës parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por edhe alternime vranësirash kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite. Në relievet malore në lindje vranësirat do të jenë hera-herës deri të dendura shoqëruar me reshje shiu tepër afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-5 m/s dhe drejtim kryesisht nga kuadrati i veriut. Ditën e Enjte dhe atë të Premte era bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 3-10 m/s dhe drejtim nga kuadrati i jugut.about:blank

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *