JiL.al - Jeto i Lumtur

“Jori është si çunharam”, Beniada Nishani tregon njohjen me modelen: Ja çfarë i thashë para se te futej në Big Brother 

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Modelja e njohur shqiptare Beniada Nishani ka folur për miqësinë e saj që ka me Jorin, e cila ka hyrë në Big Brother këtë vit dhe që ka sjellë shumë pozitivitet në këtë shtëpi.

Beniada ka thënë se e ka takuar në Milano modelen, ku të dyja janë pranuar të jenë pjesë e një emisioni sportiv dhe nga aty ka vazhduar miqësia e tyre.

“Ne jemi njohur në Milano me shoqëri të përbashkët, kemi pasur një kasting për një program sportiv dhe në këtë kasting na morën të dyja edhe mua edhe Jorin. Ishin shumë vajza nga Milano, pastaj unë nuk pata mundësi ta vazhdoja këtë program që quhet “Procesi Sportiv”, Jori e vazhdoi dhe i eci.”, ës]htë shprehur Nishani në “Wake Up”.

“E kam parë që shumë veta e krahasojnë me mua, Jori është si çun haram, edhe në Itali bën më shumë shoqëri me çuna, shikon sportin, dëgjon muzikë rep. Unë kam parë sa ka hyrë në shtëpi, ka dhënë një energji tjetër, është shumë vetvetja. I kam thënë përpara se të hynte Jori kujdes se ta shohësh nga jashtë dhe ta përjetosh brenda për mendimin tim janë dy gjëra të ndryshme dhe e përgatita për disa raste si mund të bëheshin vaki”, shtoi ajo.

newsbomb.AL

Scroll to Top