Joz Marku sqaron videon me Stresin: Nuk është një miqësi, do të ketë sqarime

Jil
Jil
2 Min Read

Gjatë kohës në “BBVA”, Jozi u përball me shumë kritika dhe ofendime, veçanërisht për përplasjet e tij me banorë të tjerë, si Gjesti, ndërkohë që Stresi ishte një nga ata që kritikoi ashpër sjelljen e tij.

Pas daljes nga “BBVA”, Jozi tronditi rrjetin me një video ku i kërkonte Stresit ta puthte, duke lënë të kuptohej se marrëdhënia mes tyre ishte ndryshe. I pyetur në emisionin “Kosovë Show”, Jozi e mohoi që videoja të kishte të bënte me një miqësi, duke theksuar se kishte një “lidhje tjetër”.

qaroheshin.

Kur u pyet për kuptimin e shprehjes “Nuk është mirë me gabu me mu”, Jozi e shpjegoi si një paralajmërim se do të merrte “hakun” e tij, si për mirë, ashtu dhe për keq.

Ai shtoi se nuk kishte një bashkëpunim artistik me Stresin, por se situata kishte si qëllim vënien në vend të drejtësisë për ato që ndodhen në të kaluarën.

Jozi bëri të qartë se do të takohet dhe do të “sqarohet” me çdo person që e kishte sulmuar gjatë kohës që ishte në shtëpinë e “BBVA”.

Pjesë nga biseda:

Djali është artist, është djalë i mirë, i shtëpisë së mirë. Patjetër si çdo njeri gabon, por nuk është mirë me gabu me mua

Nëse gabon me mua, do e marrësh hakun tënd, si për mirë si për keq. Nuk është kjo vetëm për keq

Unë asnjëherë, duke nisur që nga vetja ime, nuk kam për qëllim të arrij diçka duke hedhur baltë mbi imazhin tënd

Unë jam një njeri që nuk i harroj gjërat, qofshin të mira apo të këqija. Nuk jemi takuar për bashkëpunim.

Këta pseudoartista që kanë marrë guximin me qitë atë imazhin e vet herët a vonë me ato dënimet përballet. Do ketë një farë sqarimi!

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania