
Në puntatën e parë të sezonit të ri të emisionit “Goca dhe Gra”, i ftuar ishte këngëtari Jozefin Marku, i njohur nga publiku si Jozi.
Ai u përball me pyetje mbi jetën personale, përfshirë lidhjen që nisi gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4” me Loredana Bratin, e cila tashmë është pjesë e panelit të emisionit.
Pas përfundimit të reality show-t, marrëdhënia e tyre ka ngjallur interes të madh, por asnjëri prej tyre nuk kishte dhënë më parë një deklaratë të qartë rreth statusit të lidhjes.
I pyetur drejtpërdrejt nëse janë ende bashkë, Jozi u tregua i rezervuar, duke shmangur një përgjigje të prerë. Megjithatë, ai la të kuptohej se raporti i tyre nuk ka përfunduar plotësisht.
Nuk mund ta themi se jemi bashkë apo jo. Kemi momentet tona të bukura. Do ia lëmë kohës
-u shpreh këngëtari, duke lënë hapësirë për interpretim dhe për të ardhmen e kësaj marrëdhënieje.