Përjashtimi i Jozit la gëzuar dhe trishtuar njëkohësisht disa banorë të Big Brother VIP 4.
Gjesti, banori i cili u konfliktua me Jozin, situatë që solli në përjashtimin e këtij të fundit, e ka pritur mirë eliminimin e këngëtarit.
Këngëtari i ka thurur një këngë përjashtimit të Jozit me këto rreshta:
“Jozi nuk është më me ne. Jemi gëzuar, jemi gëzuar, jemi bërë me fluturuar.
Na ka, na ka ofenduar, në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar”, këndon Gjesti teksa në dorë ka një kitare.