“Ju flini bashkë”/ Komenti i Oltës ndez debat në shtëpi mes saj dhe Kristit: Bëre mimikë të shëmtuar

Jil
Jil
2 Min Read

Bisedat për nominimet nuk kishin si të mungonin edhe këtë javë në shtëpi. Luizi, Kristi, Keisi dhe Olta u përfshinë në një debat në tavolinën e ngrënies. Kjo, pasi Luizi tha se Sabiani do dalë nga shtëpia dhe Kristi e dëshiron këtë gjë.

Nga ana tjetër, Olta u shpreh se pas daljes së Sabianit, Keisi do shkojë sërish të fle në një krevat me Kristin. Ky koment nuk u prit fare mirë nga Keisi dhe nxiti debat mes dy vajzave. 

Keisi: Të kërkoj shumë ndjesë, nuk e kisha dëgjuar mirë. Por, Olta futet ndonjëherë kot, e ka natyrën e saj.

Olta: Keisin e çmoj shumë, është vajzë shumë e edukuar. Debatet vijnë dhe si pasojë e tensionit që është krijuar në shtëpi, pasi jemi në ditën e 80. Faljen e Keisit e pranoj me shumë dashamirësi.

Kristi: Luizi e flloi “ngacmimin” e më pas erdhi Olta. Ajo nuk duhet ta fillonte debatin me komentin “Ju flini bashkë”. Unë vë në pikëpyetje mënyrën se si ti e the. Ti bëre një mimikë shumë të shëmtuar.

Olta: Sot paske vendosur që të replikosh me mua, sepse nuk ke asnjë arsye. Mos tento të krijosh një debat kot me mua. Jam prind vetë dhe e kuptoj si situatë.

Kristi: Ti bëre një gjysmë qeshje. Nuk po bëj shaka. Pse e bëre atë mimikën?

Luizi: Unë i thash Kristit në sy të Sabianit, që ai atë e do jashtë shtëpisë. Ishte dhe Sabiani i pranishëm dhe thjesht kemi folur e qeshur, pa ngacmime tendencioze. Unë fola me humor. Pastaj futen këta të tjerët, duke hedhur “kunja”.

Qetsori: Ti tani po e trajton ndryshe bisedën.

Luizi: O gjigand, po flas me Arbanën.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *