Jul Deda zbulon 4 emrat finalistë sipas tij (FOTO)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Aktori i njohur, Julian Deda, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij në “Instagram”. Pyetjet kanë qenë të shumta, por sigurisht nuk kanë munguar ato në lidhje me edicionin e katërt të “Big Brother VIP 4”.

“Nuk ka pyetje budallaqe, kështu që pyet pa frikë…”, ka shkruar ish-banori i BBV 3 lart te kutia ku ndjekësit e tij do të bënin pyetjet e tyre.

“Kush e fiton Big-un”, ishte një ndër pyetjet që Juli ka vendosur që t’i përgjigjet.

“Më e mira…”, ka shkruar shkurt moderatori i “Fiks Fare”.

“Deri në këtë pikë të lojës! Sipas mendimit tënd, cilët janë 4 finalistët e BBV 4?”, ka pyetur një tjetër ndjekës.

Juli nuk ka nguruar që të shkruaj katër emrat e banorëve që i mendon në finale:

“Rozana, Gjesti, G-Bani, Laerti”.

Por aktori i njohur ka shkruar bashkëngjitur këtyre emrave: “Gjithmonë nëse s’ka dalje të parakohshme për arsye të tjera”.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme ka lënë përfundimisht garën G-Bani, pasi iu komunikua se babai i tij është i sëmurë, i shtruar në një spital në Angli.

Ish-banori ka lënë menjëherë shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe është nisur menjëherë për në Angli, për t’iu gjendur pranë familjes së tij.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top