JiL.al - Jeto i Lumtur

Juli zbulon se kush është dyshja finale e Big Brother Vip?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pak javë i ndajnë banorët e Big Brother Vip nga finalja e madhe e edicionit të tretë të tij. Banorët po kalojnë kohë me njëri-tjetrin duke zhvilluar ngjarje dhe situata nga më të ndryshmet por nuk kanë munguar as diskutimet rreth finalistëve të këtij edicioni. Finalisti i parë i shpallur për këtë edicion të Big Bropther Vip është Romeo Veshaj, i cili u zgjodh nga votat e publikut nga një nominim të bërë nga Egla Ceno si avantazh i lideres së shtëpisë.

Së fundmi është hapur një televotim tjetër për finalistin e rradhës mes Julit dhe Meritonit.

Mesditën e sotme Graciano, Françeska dhe Juli kanë diskutuar në lidhje me finale e madhe. Gjatë diskutimit Graciano dhe Françeska kanë pyetur Julin se cili prej banorëve ai mendon se do të shkojë në dyshen finale. Fillimisht Juli ka hezituar të tregojë emrat por më pas ai ka shprehur se në dyshen finale mund të jetë ai me Eglën.

Pjesë nga biseda:

Graciano: “ Jo parashikime kë mendon ti se do shkojë në dyshen finale?”

Françeska: “Kë mendon ti, se kush shkon ne nuk e dimë por bëjmë llogaritë tona”

Juli: “Unë edhe Egla”

Françeska: “Mbase po, mbase jo”

Scroll to Top