Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Kur kthen kokën pas në historitë romantike të jetës tënde, e kupton dhe ndjen çfarë ndryshimi ka pasur çdo eksperiencë nga tjetra. Disa romanca janë të shkurtra, të tjera janë të mërzitshme. Disa i karakterizon tërheqja e madhe fizike, por shoqërohen me konflikte po aq të mëdha. Pastaj, ka nga ato që janë të ngrohta dhe të qëndrueshme. Të gjithë këto eksperiencë na mësojnë më shumë për veten dhe na ndihmojnë të rritemi, por paralelisht të kuptojmë se ekzistojnë disa lloje lidhjesh dhe se mes tyre ka një më të shëndetshme se të tjerat.
5 llojet e romancave i gjeni në vijim Cilën prej tyre po përjetoni (ose do të donit) për veten?
1. E lumtur dhe e pavarur
Këto çifte janë të ngrohtë me njëri-tjetrin, mbështetës dhe kanë nivele të ulëta të ndërveprimit negativ. Fillimisht mendohej se kjo lloj lidhjeje ka shumë gjasa të përfundojë në martesë, por nga studimet e kryera këta çifte zakonisht nuk i kombinojnë mirë jetët e tyre. Nuk kalojnë shumicën e kohës së lirë bashkë dhe as jetojnë me njëri-tjetrin. Përgjithësisht janë lidhjet që ndodhin gjatë viteve të shkollës.
2. Të lumtur dhe të konsoliduar
Ky është lloji më i zakonshëm i lidhjeve dhe njerëzit që bënin pjesë tek ky grup dukeshin po aq të lumtur sa çiftet e pavarur. Diferenca qëndron tek kombinimi i jetëve në çift. Ky lloj përgjithësisht jetojnë bashkë dhe kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin. Janë më të pjekur, më të mëdhenj në moshë dhe lidhja është më jetëgjatë.
3. Eksploruesit
Individët që bëjnë pjesë në këtë grup, janë në fillimet e lidhjes së tyre. Nuk kanë shumë kohë bashkë dhe ndërveprimi mes tyre është më pak pozitiv se 2 grupet e para. Këta çifte zakonisht janë ende duke u menduar nëse duan apo jo të përfshihen 100% në lidhje. Ata janë në proces rritje dhe po zbulojnë çfarë duan nga një marrëdhënie dhe a është kjo e duhura.
4. Romanca “e ngecur”
Ata nuk kanë raport pozitiv dhe as nuk janë të kënaqur me lidhjet e tyre. Ndonëse mund të jenë bashkë prej shumë kohësh dhe kanë integruar jetët me njëri-tjetrin, nuk presin të martohen dhe e konsiderojnë veten gjysmë të ndarë. Planet për të ardhmen i kanë të paqarta dhe po ashtu janë dhe vendimet/strategjitë e tyre. As vetë nuk dinë çfarë duan apo se ç’duan të bëjnë prandaj e quajnë veten “të ngecur”.
5. Romanca me intensitet të lartë
Kjo lidhje është miks i mbështetjes, ngrohtësisë dhe nivelit të ulët të ndërveprimit. Këto janë çifte që kanë kohë bashkë dhe janë të kënaqur me marrëdhënien, por ndarjet dhe rikthimet janë të vazhdueshme. Të tilla marrëdhënie nuk funksionojnë për këdo, por për disa çifte është romanca e duhur.
Cila prej romancave është më pak e shëndetshme se të tjerat?
Lloji i parë që jep më pak kënaqësi në jetën personale është romanca ku ndihesh sikur “ke ngecur”. Njerëzit e përfshirë në këtë lloj lidhje kanë shfaqur simptoma depresioni dhe më pak kënaqësi në jetë krahasuar me të tjerët.
Lidhjet me “intensitet të lartë” shoqërohen me simptoma ankthi/depresioni tek njëri nga partnerët, por kënaqësia që marrin në lidhje është më e madhe. 2 llojet e tjera të romancave, “të pavarura dhe konsoliduara” u listuan si lidhjet më të shëndetshme për shëndetin mendor dhe jetën në tërësi. Të dish se çfarë do dhe për çfarë ke nevojë është thelbësore dhe ndonjëherë kur arrin ta kuptosh këtë do të thotë të largohesh nga një lidhje në të cilën ke “ngecur” apo nga një raport “shumë intensiv dhe tensionues” për ty.https://www.botasot.info/life-style-showbiz