Ka shkaktuar viktima dhe ka gjunjëzuar Europën,

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

“Cikloni është ndër më të fortët që ka goditur Europën”, thonë meteorologët.about:blank

Stuhia ‘Ciaran’, që prej dy ditësh ka përmbytur qytete në Francë dhe Itali, tashmë ka mbërritur edhe në Shqipëri.

Stuhia ka shkaktuar 12 viktima. Pesë persona humbën jetën gjatë natës, ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur në rajonin e Toskanës, i godituri më rëndë nga vala shkatërrimtare. Përmbytjet detyruan mijëra banorë të evakuohen, pasi uji mbuloi katet e para të ndërtesave, ka paralizuar edhe transportin rrugor dhe hekurudhor në shumë pjesë të Toskanës, ku deri më tani 40 mijë abonentë rezultojnë pa energji elektrike.

2 viktima u shënuan në veri të Francës, ku në 1.2 milionë banesa u ndërpre energjia elektrike. Shkulja e pemëve me rrënjë u mori jetën një 5-vjeçari ukrainas dhe një gruaje 64 vjeç në Belgjikë. Viktima pati në Holandë, Spanjë e Gjermani.

Rekordi i fuqisë së kësaj stuhie të pazakontë është regjistruar në Francë, ku erërat arritën një shpejtësi prej 207 kilometrash në orë.

Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të shmangin sa më shumë daljen nga shtëpitë. Erërat e fuqishme dhe reshjet e dendura çuan në pezullimin dhe shtyrjen e shumë fluturimeve nëpër aeroportet europiane dhe në Britaninë e Madhe.

Meteorologët kanë ngritur shqetësimin se po thyen rekorde pasi po zgjat dhe ka reshje shiu intensive dhe thonë se kjo paralajmëron mot më të ashpër në të ardhmen.about:blank

Stuhia Ciaran është një ciklon ekstra-tropikal (me fjalë të tjera, një stuhi rrotulluese që formohet jashtë tropikëve) dhe e pazakontë midis stuhive të Atlantikut të Veriut, të cilat rrallë prodhojnë shi të dendur dhe erëra të forta në zona të mëdha.

Ekspertët thonë se duke pasur parasysh se ky ciklon ka mbërritur më herët në sezonin e stuhive, pemët janë ende me gjethe dhe toka është ndikuar nga lagështira e kohëve të fundit, prandaj pritet që kjo stuhi të rrezikojë më shumë vendet.about:blank

Duke qenë se sasia e shiut që bie në një kohë shumë të shkurtër është në një nivel gati rekord, meteorologët e kanë quajtur një ciklon bombë.

Scroll to Top